Miftaraj: Deklarimet e pasurisë së Kurtit nuk kanë pikë logjike, po investon në Norvegji

Drejtorit i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në kontrast me diasporën të cilët çdo vit sjellin miliarda euro remitenca në Kosovë, kryeministri po e bën të kundërtën.

Sipas tij Kurti po dërgon remitenca në Norvegji.

“Krejt çka kuptova nga deklarimi i pasurisë së Kurtit ndër vite ishte, se përderisa diaspora jonë sjell remitanca në Kosovë, Kryeministri Kurti dërgon remitanca në Norvegji. Derisa diaspora jonë kursimet e tyre i investojnë në Kosovë, Kryeministri Kurti kursimet e tij po i investon në Norvegji.”, ka shkruar ai.