Milani në zi, ndahet nga jeta ish-portieri i besuar i Ancelottit

Futbolli italian dhe Milani në veçanti në zi për ndarjen nga jeta në moshën 73-vjeçari të Villiam Vecchit.

Një jetë kushtuar futbollit, fillimisht si portier dhe më pas si trajner portierësh gjithmonë pas Carlo Ancelottit.

Ai jetoi një pjesë të mirë të jetës së tij në Milanello, fillimisht në ekipet e të rinjve dhe më pas duke mbrojtur portën e kuqezinjve nga viti 1967 deri në 1974.

Ai hyri në histori mbi të gjitha për paraqitjen e shkëlqyer në finalen e Kupës së Kupave në vitin 1973 kundër Leeds United.

Policia e Kosovës ndalon veturën me targa ruse, arreston dy francezë

Kuqezinjtë, pasi kaluan në epërsi, u mbrojtën për 90 minuta, duke përfituar nga një ndeshje e madhe e portierit. Në Itali ka luajtur edhe me Comon, Cagliarin dhe SPAL-in.

Pas tërheqjes nga futbolli i luajtur (1982) iu përkushtua trajningut, duke u bërë një nga instruktorët më të mirë të portierëve në skenën ndërkombëtare të futbollit.

Ai ishte në stafin teknik të Ancelottit për 20 vite, duke filluar nga Reggiana, duke kaluar nga Parma, Juvja, Milani dhe Reali i Madridit.

Kontribuoi në sukseset e kuqezinjve të dekadës së parë të mijëvjeçarit të ri me dy Champions League, një titull kampion të Serisë A dhe shumë trofe të tjerë.

Gjithashtu në Madrid ai arriti t’i shtonte palmaresit të tij një Champions League.

Policia e Kosovës ndalon veturën me targa ruse, arreston dy francezë