Milazim Krasniqi – qeverisë: Jeni bë me ju kajtë Rahoveci

Analisti Milazim Krasniqi ka komentuar mbështetjen që SHBA-ja ia ka thënë emisarit special të BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se nuk ka çka thotë tjetër Amerika.

Duke ironizuar me kritikat e Qeverisë ndaj emisarit të BE-së, ai ka thënë se janë “bë me ju kajtë Rahoveci”.

Ambasadori Hovenier: “SHBA-ja ka besim të plotë në BE-në në ndërmjetësimin e saj të dialogut, SHBA-ja ka besim të plotë në përfaqësuesin e lartë [të BE-së, Josep] Borrell dhe përfaqësuesin e posaçëm [për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav] Lajçak, si zbatues objektivë të kësaj politike.” Çka me u thanë tjetër Amelika? Tybe jeni ba me ju kajtë Rahoveci”, ka shkruar Krasniqi.