Ministri Aliu jep detaje të reja për ndërtimin e rrugës Prishtinë-Mitrovicë

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu ka qenë në teren mëngjesin e sotëm bashkë me kryeministrin Kurti në punimet e rrugës nacionale Prishtinë-Mitrovicë.

Ministri ka njoftuar se afro 10 kilometra është gjatësia e këtij projekti në të cilën përfshihet edhe ndarja me korsi e rrugëve.

“Po e fillojmë javën me zhvillimin e Punimeve Ndërtimore në Rrugën Nacionale N2 Prishtinë – Mitrovicë.

Me gjatësi prej 9.78 km, punët ndërtimore përfshijnë zgjerimin e rrugës ekzistuese, rrugë kjo me katër korsi, me dy drejtime të ndara, me korsi secila prej 3.75m gjerësi, e po ashtu edhe me korsi ndihmëse në të dyja anët me gjerësi prej 2.0m, si dhe objekte ndihmëse dhe struktura tjera infrastrukturore si ura.

Tani ky projekt është vënë në rrugën e duhur me intensifikimin e punimeve, një investim infrastrukturor me rëndësi madhore për zhvillimin ekonomik të vendit. Urime të gjithë qytetarëve të Kosovës” shkruan ministri në njoftim.