Ministri Aliu tregon tregon se me rrugën e re për të arritur nga Prizreni në Tetovë duhen vetëm 30 minuta

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka publikuar një fotografi të rrugës së re që pritet të ndërtohet nga Prizreni për në Tetovë dhe për shkurtimin e diferencës mes dy qyteteve shqiptare si rezultat i një tuneli që është planifikuar të ndërtohet.

Rrugës së vjetër, për të arritur në Tetovë, sipas “Google Maps” janë diku afro 200 kilometra që duhet përshkuar me makinë apo 2 orë e 24 minuta.

Ndërkohë që si rezultat i rrugës së re që do të ndërtohet, largësia e Prizrenit me Tetovën do të jetë vetëm 30 minuta, apo 50 kilometra.