Ministri çek takohet sot me Osmanin, Kurtin e Bislimin

Ministri për Çështje Evropiane i Çekisë, Martin Dvorak do të jetë për vizitë sot në Kosovë ku do të takojë presidenten e vendit, Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi.

Takimi mes Osmani dhe Dvorak pritet të nisë nga ora 09:15, ndërsa kreu i qeverisë do ta pret atë në ora 10:15.

Ndërsa 45 minuta më vonë, Dvorak do t’i shkojë për takim edhe zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi, me të cilim gjysmë ore më vonë do të dalin në konferencë të përbashkët për media.