Ministri gjerman: Nuk duhet të ketë tensionim të mëtejmë të situatës

Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius po qëndron sot në Kosovë ku është takuar me Presidenten e vendit.

Pas këtij takimi, Pistorius ka mbajtur konferencë për media ku ka kërkuar që të shmangen tensionet dhe kërkoi de-eskalim të situatës.

“Kërkesa e ditës është de-eskalimi. E ardhmja e Ballkanit është në Evropë, dhe kjo parasheh si parakusht dialogun. Askush nuk mund dhe nuk duhet të ketë një interes në tensionimin e mëtejmë të situatës. Marrë parasysh tensionet aktuale me Serbinë dhe pakicën serbe në Kosovë bëjmë thirrje të qartë për maturi dhe kujdes”, ka thënë Pistorius.

Në konferencë ai ka shtuar se KFOR-i mbetet si garantues për stabilitet dhe siguri, do të vazhdoj të mbetet edhe më tej i pranishëm në Kosovë.

“Stabiliteti në Kosovë dhe në rajon është i rëndësishëm për ne”, tha Pistorius.