Ministri Maqedonci: I tronditur nga vrasja e Liridona Ademajt, të gjithë të përfshirët duhet të marrin dënimin meritor

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonic ka reaguar pas ngjarjeve që ndodhën mbrëmë në lidhje më vrasjen e Liridona Murselit, të mërkurën mbrëma.

Maqedonic ka thënë se zhvillimet e fundit rreth zbardhjes së këtij rasti, është bërë edhe arrestimi i një pjesëtarit të FSK-së.

I tronditur kam përcjellë ngjarjen e fundit tragjike, atë të vrasjes së Liridona Ademaj. Ndërkohë që zhvillimet e fundit rreth zbardhjes së rastit kanë sjellë një situatë makabër në publik, para pak çastesh jam informuar për arrestimin e një pjesëtari të FSK’së në lidhje me rastin.” – ka shkruar Maqedonci.

Ai tutje ka thënë se të gjithë të përfshirët në rast duhet të marrin dënimin meritor.

Të gjithë të përfshirët në rast duhet të marrin dënimin meritor ndërsa deri në zbardhjen e plotë të rrethanave, ndaj pjesëtarit të FSK’së do të veprohet në përputhje me rregulloret e FSK-së. Ngushëllime familjes, të afërmve dhe gjithë qytetarëve të prekur nga vrasja e Liridona Ademajt!” – ka shkruar Maqedonci.