Ministri Peci: Për herë të parë sivjet po e sigurojmë bukën e gojës

Viti 2024 për sa i përket korrjes së grurit, paralajmërohet të jetë goxha i bereqetshëm.

Këtë e ka thënë Ministri i Bujqësisë, Faton Peci.

Peci teksa ka njoftuar se do të marrë pjesë në fushatën e korrje-shirjeve që nisë sot në Novolan të Vushtrrisë, ka thënë se “për herë të parë Kosova sivjet do të sigurojë bukën e motmotit pasi korrje-shirjet po japin rezultate të mira.

“Jam rrugës për në Novolan të Vushtrrisë, aty ku zyrtarisht po fillojmë fushatën për korrje-shirjeve për këtë vit. Në vizitën e 287-të prej që jam ministër, të dhënat nga terreni tregojnë që fatbardhësisht për herë të parë në historinë e Kosovës së pasluftës, ne sigurojmë bukën e motmotit. Një angazhim i tillë është falë përkrahjes së Qeverisë, punë së fermerëve dhe begatisë prej Zoti”, ka thënë Peci.