Ministri Vitia takon gratë që fituan betejën me kancerin e gjirit

Në kuadër të muajit të Ndërgjegjësimit për luftimin e Kancerit të Gjirit, Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, është takuar me gratë që fituan këtë betejë.

Ai tha se këto gra janë shembull e dëshmi se kontrolli i hershmën e vizitat e rregullta janë kushti i pazëvendësueshëm i fitores në këtë betejë.

‘Me gratë që fituan betejën ndaj Kancerit të Gjirit Tetori është muaji i vetëdijësimit për luftën kundër kancerit të gjirit.Sot i takova gratë që ia dolën. Ato janë shembull e dëshmi se kontrolli i hershmën e vizitat e rregullta janë kushti i pazëvendësueshëm i fitores në këtë betejë.”, shkroi ndër tjerash ai.