Ministria e Arsimit ka një njoftim të rëndësishëm për bursat e studentëve

Ministria e Arsimit ka njoftur se është hapur aplikimi për studentët të cilët plotësojnë kriteret për bursa të nivelit Baçelor dhe Master për vitin akademik 2022-2023.

Për përfituesit janë paraparë të ndahen një milion euro dhe konkursi është i hapur nga sot deri më dy nëntor të këtij viti.
Këtë e ka bërë të ditur ministrja e Arsimit, Arbërije Nagavci.