Miqësore futbolli mes qeveritarëve dhe diplomatëve

Një ndeshje futbolli mes një skuadre të diplomatëve ndërkombëtarë të akredituar në Kosovë dhe një ekipi të Qeverisë së Kosovës është zhvilluar të premtën. 

Ambasadori i Gjermanisë, John Rohde, duke njoftuar për ndeshjen në  platformën “X”, ka thënë  se fitorja i ka takuar skuadrës kosovare.

“Duke u ngrohur për #euro2024, Trupi Diplomatik ka luajtur në një ndeshje miqësore me Qeverinë (dhe humbi fatkeqësisht). Vitin tjetër do të fitojmë”, ka thënë ai.