Misioni i EULEX-it dhuron gjak në Kosovë

Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë ka njoftuar se 29 anëtarë të tyre në krye me shefin e këtij misioni, Giovanni Pietro Barbano, kanë dhuruar gjakë për Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut në Kosovë.

Sipas EULEX- it, kjo është hera e 13-të që ky mision dhuron gjak.

“29 Anëtarët e stafit të EULEX- it, përfshirë Shefin e Misionit  iu bashkua dje Fushatës sonë të 13-të të Dhurimit të Gjakut dhe dhuroi vullnetarisht për Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut në Kosovë një traditë e EULEX-it që kontribuon në furnizim dhe rrit ndërgjegjësimin për një veprim shpëtimtar”, ka shkruar misioni i EULEX-it në Twitter.

Ata kanë përfunduar duke thënë se dhurimi i gjakut është një vepër shpëtimtare për ata që kanë nevojë.