Misioni i Europa League, Shkupi njeh kundërshtarët e mundshëm në “Play-Off”

Shkupi ka njohur kundërshtarin e mundshëm që mund të jetë në play-off-in e Europa League-s.

Kampionët e Maqedonisë së Veriut, nëse do të kalojnë me sukses irlandezët e Shamrock Rovers, do të përballen në raundin tjetër me skuadrën që do të eliminohet nga turi i tretë i Champions League mes Qarabag-Ferencvaros.

Policia e Kosovës ndalon veturën me targa ruse, arreston dy francezë

Si një skuadër kampione, rrugëtimi i Shkupit në arenën ndërkombëtare i rezervon kundërshtarë që vijnë nga i njëjti kompeticion.Edhe në rast eliminimi, në raundin e tretë, skuadra e Goce Sedloskit do të luajë në play-off-in e Conference League, çka i afron akoma dhe më shumë me pjesëmarrjen në grupet e një kompeticioni ndërkombëtar të UEFA-s.