Mitrovicë e Veriut: Arrestohen tre persona, njëri nga ta kërkohej për laborator droge

Janë arrestuar tre persona në Mitrovicë të Veriut nën dyshimin për posedim të substancave narkotike.

Policia e Kosovës bëri të ditur se arrestimi i të dyshuarve ka ndodhur mbrëmë rreth orës 3 pas mesnate, pas kontrollit të një automjeti ku është gjetur drogë e llojeve të ndryshme e para kesh.

Në makinë është gjetur “sasi e dyshuar e kokainës me peshë rreth 10 gramë, sasi e dyshuar e marihuanës me peshë 98 gramë, para (kesh) 83540 dinarë të Serbisë dhe 205 euro dhe katër (4) telefona mobilë”, përcjell Klankosova.tv.

Ndërkaq gjatë verifikimit të personave të ndaluar, ka rezultuar se njëri i dyshuar (serb) ka urdhër arrest aktiv në lidhje me veprën penale për narkotik/laborator droge.

Për të tre dyshuarit me vendim të prokurorit është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh.