Ekipet e shpëtimit janë duke kërkuar helikopterin në të cilin ka qenë presidenti iranian, Ebrahim Raisi dhe ministri i Jashtëm iranian Hossein Amir-Abdollahian, i cili, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve iraniane, IRNA, ka pësuar “ulje të ashpër” në një mot me mjegull në teren malor, në veriperëndim të Iranit.
Qeveria iraniane ka thënë më 19 maj se helikopteri ku ka qenë presidenti, ka qenë vetëm një prej tre helikopterëve në një konvoj duke udhëtuar afër kufirit me Azerbajxhanin.
Televizioni shtetëror dhe Ministria e Brendshme iraniane kanë thënë se ekipet e shpëtimit po tentojnë t’i afrohen zonës, mirëpo po hasin në vështirësi, për shkak të motit të lig.
“Po presim për detaje tjera”, ka thënë ministri i Brendshëm, Ahmad Vahidi.