Mot me diell dhe vranësira, temperaturat maksimale lëvizin prej 28 deri në 31°C

Ditën e sotme parashikohet të mbajë mot i nxehtë, i karakterizuar me diell dhe vranësira.

Ka mundësi të ketë ndonjë reshje të izoluar në zona të caktuara, teksa pluhuri Saharian do të vazhdojë, njofton Meteo Kosova.

Era do fryjë nga kuadrati i jugperëndimit dhe perëndimit, e cila kohë pas kohe pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi prej 15-57 km/h, transmeton Sinjali.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 13 deri në 16°C, ndërsa ato maksimale prej 28 deri në 31°C