Mot me diell në dy ditët e fundit të marsit, vikendi parashikohet me reshje shiu

Gjatë pesë ditëve të ardhshme në vendin tonë pritet të mbizotëroi mot stabil dhe me rritje të temperaturave, mirëpo në fundjavë pritet të këtë rrebeshe shiu me bubullima.

Prishtinë Weather ka bërë të ditur se në dy ditët e fundit të muajit mars pritet të ketë mot me intervale me diell dhe vranësira kalimtare.

Ndërsa në tri ditët e para të muajit prill pritet të ketë mot me vranësira të ndryshueshme, ku në pasdite dhe në mbrëmje mund të ketë edhe riga lokale shiu.

Në njoftimin e Prishtina Weather u bë e ditur se ditën e premte pritet që temperaturat maksimale të arrijnë 17 dhe 18 gradë.

Njoftimi i plotë:

Mot stabil ditëve të ardhshme dhe rritje e temperaturave. Në fundjavë ndryshueshëm, priten edhe rrebeshe shiu me bubullima.

29.03.2023 – Mot më stabil dhe më i ngrohtë parashihet në dy ditët e fundit të muajit mars, me intervale me diell dhe vransira kalimtare.

Në ditët e para të prillit, në fundjavë, parashihet ndryshim i situatës sinoptike, me zhvillime të rrebesheve të shiut me bubullima orëve të pasdites të ditës së shtunë, si dhe ditën e diel. Fillimi i javës së ardhshme sërish sjell përkeqësim të motit me rënie të temperaturave, me të reshura shiu kohëpaskohe ditën e hënë, e lokalisht edhe mjaft intenzive. Deri në mbrëmje, nëse temperaturat pësojnë rënie të theksuar, shiu mund të shndërrohet në reshje bore.

Indeksi i cilësisë së ajrit do të jetë kryesisht në vlera të pranueshme dhe të mira, e vetëm orëve të mbrëmjes mund të ketë rritje të koncentrimeve të ndotësve ajror, që çojnë indeksin shkurtimisht në vlera të dobëta.

30.03 – Intervale me diell dhe vransira kalimtare.

31.03 – Më ngrohtë. Intervale më të gjata me diell paradite, e më vonë pasdite vransirat shtohen, me mundësi për riga lokale shiu në mbrëmje.

1.04 – Mbetet ngrohtë, me vransira të ndryshueshme e diell. Pasdite dhe në mbrëmje priten edhe zhvillime të rrebesheve të shiut me bubullima.

2.04 – Vransira të ndryshueshme. Pasdite dhe në mbrëmje me reshje lokale shiu.

3.04 – Më ftohtë, kryesisht vranët dhe me shi kohëpaskohe, që vende-vende edhe mund të jenë më intenzive.

Temperaturat shënojnë rritje deri në 17C e 18C, ato maksimale, ditën e premte. Mbesin të larta deri ditën e diel, e të hënën zbresin në 7C. Minimalet nga vlera negative, shënojnë rritje në 4C e 7C.

Do të fryjë erë mesatarisht e fuqishme dhe fuqishme nga jugperëndimi 5-15m/s, e të hënën ndryshon drejtimin në veriore.

Shtypja atmosferike me tendencë të rënies nën vlera normale ditëve të fundjavës.