Mot me vranësira, nuk përjashtohen rigat lokale të shiut

Sot në vendin tonë pritet të mbajë mot me shumë vranësira.

Sipas ‘Mendimi për Motin’, riga lokale shiu mund të paraqiten herët në mëngjes, ndërsa viseve kodrinoro-malore edhe reshje të dobëta bore.

Temperaturat minimale zbresin në 0 deri 1 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale shkojnë prej 5 deri në 7 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare veriore e veriperëndimore 5-10m/s.