Moti për ditët e fundit të tetorit dhe dhjetë ditët e para të nëntorit

“Mendimi për motin” ka njoftuar se si do të jetë moti në dhjetëditëshin e parë të muajit nëntor.

Temperaturat pritet të pësojnë një rënie përreth mesatareve nga një nëntori, mirëpo në javën e dytë shënojnë rritje të lehtë mbi vlera normale për këtë periudhë kohore.

“Periudhë paksa më e lagësht po paraqitet në dhjetëditëshin e parë të nëntorit, sipas trendeve të fundit, me mundësi për të reshura shiu.  Temperaturat pësojnë një rënie përreth mesatareve nga një nëntori, mirëpo në javën e dytë shënojnë rritje të lehtë mbi vlera normale për këtë periudhë kohore”, thuhet në njoftim.