Moti sot i vranët dhe me fjolla bore

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se moti sot në vendin tonë do të jetë kryesisht i vranët dhe vende-vende me fjolla bore.

Sipas IHMK-së, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 1 deri 4 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga jugperëndimi dhe veriperëndimi e lehtë deri mesatare.