Moti sot, i vranët ditën ndërkaq natën pritet pak shi e borë

Këtë javë pritet një mot i paqëndrueshëm në Kosovë që vjen si pasojë e masave të lagësha të ajrit që vjen nga perëndimi dhe jugperëndimi.

“Java e ardhshme parashihet të jetë me kushte të paqëndrueshme meteorologjike. Kjo situatë meteorologjike rrjedh si pasojë e masave të lagështa të ajrit me origjinë perëndimore dhe jugperëndimore”, thuhet në njoftimin e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës.

“Parashihen rritje të temperaturave në të dy vlerat ekstreme, por edhe reshjet nuk do të mungojnë”.

“Mëngjeset do të jenë me ngrica si pasojë e vlerave negative të temperaturave minimale, prandaj pjesëmarrësit në komunikacion duhet të kenë kujdes të shtuar”.

Ndërkaq sot më specifikisht moti pritet të jetë kryesisht i vranët dhe me pak shi e borë gjatë natës.