Moti sot me diell, temperaturat deri në 37 gradë Celsius

Moti sot parashihet të jetë me diell dhe vranësira të shpërndara, të cilat më prezente do të jenë në orët e mesditës.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 13-19 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës ndërmjet 33-37.

“Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi i verilindjes dhe jugperëndimit”, thuhet në njoftimin e Institut Hidrometeorologjik të Kosovës.