Moti sot, me vranësira dhe intervale dielli

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se moti sot në vendin tonë do të jetë me vranësira dhe intervale dielli.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -6 deri -3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 3 deri 7 gradë celsius.

Sipas IHMK-së, do të fryjë erë e lehtë, kryesisht nga perëndimi