Moti sot në Kosovë: Temperaturat deri 26 gradë

Për të martën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ku gjatë orëve të pasditës, pritet të ketë rrebeshe të izoluara shiu, kryesisht në zonën perëndimore, veriperëndimore dhe atë veriore, duke mos përjashtuar mundësinë edhe për ndonjë vetëtimë dhe bubullimë.

Era do fryjë nga jugperëndimi, e cila kohë pas kohe mund të jetë e fuqishme, sidomos në regjionin e Gjakovës, me shpejtësi prej 10-42 km/h.