Moti të martën, ky është parashikimi

Të martën pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira, të cilat në pjesën e dytë të ditës vende-vende mund të sjellin riga shiu dhe shkarkime rrufesh, ka bërë të ditur Institutit Hidrometeorologjik i Kosovës.

Sipas njoftimit, temperaturat maksimale do të lëvizin mes 32 e 35 gradë celsius, derisa minimalet mes 16 e 18 gradë celsius.

IHK-ja ka dalë me thirrje edhe për bujqit.

“Meqë ka filluar fushata e korrje shirjes, këshillohen bujqit që sa më shumë të shfrytëzojnë pjesën e parë të ditës, pasi që në pjesën e dytë shumë zona rrezikohen nga reshjet e shiut dhe formave tjera të reshjeve”, thuhet në njoftim.