MPJ e Kosovës: Dënojmë ashpër sulmin terrorist ndaj Izraelit

Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës ka dënuar sulmin terrorist kundër Izraelit.

MPJ në një reagim në platformën “X” kanë shkruar se Kosova qëndron në solidaritet të plot me Izraelin në këto momente të tmerrshme.

Kosova dënon fuqishëm sulmet terroriste kundër Izraelit. Ne qëndrojmë në solidaritet të plotë me Izraelin në këto momente të tmerrshme. Lutjet tona janë për viktimat, familjet e tyre dhe gjithë Izraelin”, shkruhet në reagim.

Sipas raportimeve ka shkuar në 22 numri i të vrarëve pas sulmit në Izrael, ku Gaza lëshoi disa raketa.

Kështu ka bërë të ditur Shërbimi i Shpëtimit të Izraelit, shkruan CNN.

Ndryshe, sipas zyrës së kryeministrit izraelit, kabineti i Sigurisë i Izraelit do të mblidhet sot në selinë e Forcave të Mbrojtjes së Izraelit.