Ministria e Shëndetësisë ka miratuar dozën e katërt për personat mbi moshën 50-vjeçare, ata me sëmundje kronike të moshës mbi 5-vjeçare, si dhe profesionistët shëndetësorë pa dallim moshe.
Ministri i Shëndetësisë Rifat Latifi ka miratuar rekomandimin e Komitetit për imunizimin e popullatës me vaksinën kundër COVID-19, sipas të cilit vendim lejohet vaksinimi me dozën e katërt për të gjithë personat e grup-moshës mbi 50 vjeçare (të paktën 4 muaj pas marrjes së dozës së tretë), personat me sëmundje kronike dhe imunitet të dobësuar të moshës mbi 5 vjeçare (të paktën 4 muaj pas marrjes së dozës së tretë) si dhe për profesionistët shëndetësorë, pa dallim moshe.
Sipas njofitmit të MSh-së, rekomandimet e aprovuara janë mbështetur në organizatat kredibile ndërkombëtare të fushës së shëndetësisë.
Vdes një pacient në një spital privat, familjarët dyshojnë se nuk mori trajtimin e duhur mjekësor