Bazuar në të dhënat e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë konfirmuar edhe 513 raste të reja me Covid-19 nga 1 mijë e 287 teste të bëra.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 975 qytetarë, teksa kemi 9 mijë 464 raste aktive me këtë virus.