Murati: Do të hiqen kriteret diskriminuese nga skemat sociale e pensionale

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka raportuar në Komisionin Parlamentar për Shëndetësi, strategjinë për skemat sociale dhe pensionale si dhe planet për këtë fushë.

Por, kritika për këtë dhanë partitë opozitare.

Murati tha se janë duke punuar me Bankën Botërore në njësinë e pilotimit dhe në ligjin për skemën sociale, e që sipas tij është drejtë përfundimit.

Sipas tij, ligji i ri parasheh heqjen e kritereve diskriminies.

Sa i përket skemave pensionale, Murati tha se Ministria synon që këtë vit të adresoj çështjen e skemave pensionale të moshës, që ka të bëjë me pensionet bazike dhe kontributeve.

“Në Kuvend është ratifikuar marrëveshja me Bankën Botërore dhe në këtë aspekt ne kemi filluar punën, sapo është ratifikuar marrëveshja. Megjithëse, një vit e gjysmë vonesë nga nënshkrimi, megjithatë jemi falënderues për mbështetjen e asaj marrëveshje. Tani kur jemi në këtë fazë, është puna që janë kryer, është bërë njësia implementuese e projektit dhe është duke u punuar, pra është përzgjedhur koordinatori dhe stafi tjetër esencial dhe jemi duke punuar në bashkëpunim me Bankën Botërore për pilotimin. Pra, sivjet do të fillojë pilotimi, siç është paraparë me njërën nga kompanitë e atij projekti, dhe paralelisht jemi duke punuar edhe në ligji”, tha Murati.