Murati tregon a do të ketë rritje të pagës dhe pensioneve

Në emisionin Contex është debatuar për rritjen e pagës dhe të pensioneve, raporton Front Online.

Ministri i Financave, Hekuran Murati, megjithatë nuk ka qenë në gjendje të tregojë saktësisht se sa mund të rriten pagat dhe pensionet vitin tjetër.
Përballë Murati, në debat ka qenë Gazetari, Lavdim Hamidi i cili i drejtohet me pyetjen, se a ka rritje të pagave dhe të pensioneve me buxhetin e vitit 2023.

Ndërsa, Murati thotë se ka një rritje sa i përket planifikimit tek kategoria e pagave.

“Kemi parapar që ligji i pagave të hy në fuqi. Në vitin 2022, e ke 670 milone euro, kategorinë e pagave ndërsa për vitin 2023, 745 milone euro”, ka thënë ai./Front Online/