Myftiu Tërnava viziton familjen e Muharrem Gashit i cili vdiq në Mekë

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim Tërnava, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij, sot qëndroi për vizitë ngushëlluese në familjen e haxhi Muharrem Gashit, i cili ndërroi jetë ditë më parë në Qabe, ku kishte shkuar për ta kryer haxhin.

Myftiu Tërnava tha se vdekjet e tilla si e haxhi Muharremit, janë për t’u lakmuar, andaj ne lusim Zotin e Madhëruar, që rahmetliun ta ketë marrë në mëshirën e Tij, t’ia ketë falur mëkatet, ta gradojë me Xhenet, si dhe ta ngjallë me pejgamberët, dëshmorët dhe njerëzit e mirë.

“Ne si besimtarë jemi të bindur në caktimin e Zotit për momentin e dorëzimit të shpirtit. Prandaj edhe ne, bashkë me ju familjarët, kemi ndier dhimbje e mërzi për vdekjen e familjarit tuaj” , tha ndër të tjera Myftiu Tërnava.

Bashkësia Islame e Kosovës njofton se familjarët e të ndjerit e falënderuan Tërnavën për vizitën, si dhe gjithë udhëheqësit e haxhit, për kujdesin dhe trajtimin e veçantë që kanë pasur për babanë e tyre.