“Nder dhe privilegj”: Jonathan Hargreaves, ambasador i ri i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë

Jonathan Hargreaves pritet të jetë ambasadori i ri i Mbretërisë së Bashkuar në Republikën e Kosovës.

Hargreaves, përmes një postimi në platformën X, e ka quajtur “nder dhe privilegj” emërimin e tij në këtë pozitë.

Ai ka thënë se që nga vitita e tij në vitin 2002, Kosova “është transformuar në një shtet modern, multietnik evropian”

“Që nga vizita ime e parë në Kosovë në vitin 2002, vendi është transformuar në një shtet modern, multietnik evropian. Jam krenar për rolin e MB-së si mik dhe partner. Mezi pres të punoj me gra dhe burra në të gjitha pjesët e shoqërisë, duke forcuar lidhjet me njerëzit në MB.” – ka thënë ai më tej.