Nderohen ushtarët britanikë që humbën jetën gjatë shërbimit në Kosovë

Janë përkujtuar ushtarët britanikë që humbën jetën gjatë shërbimit në Kosovë.

Në ceremoni morën pjesë ambasadori i Britanisë në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci dhe komandanti i FSK-së, Bashkim Jashari.

Ambasada Britanike në Prishtinë ka mbajtur ceremoni përkujtimore për nderimin e dëshmorëve britanikë të cilët kanë dhënë jetën në shërbim të paqes në Kosovë.