Ndërron vend tregu në Rahovec, shkak punimet për shesh

Komuna e Rahovecit ka njoftuar se do të ndërrojë vend tregu në Rahovec.

Për shkak të punimeve për sheshin, nga data 11 tregu do të kalojë te parkingu i palestrës, përcjell 07 Press.

Këtë e bëri të ditur vetë komuna përmes një njoftimi në “Facebook”.

NJOFTIM

Të nderuar qytetarë të komunës së Rahovecit, ju njoftojmë se për shkak të punimeve në sheshin qendror, nga data 11 nëntor (e shtunë), Tregu i Gjelbër do të bartet te parkingu i palestrës “Mizahir Isma”.