Ndeshje tejet interesante në elitën kosovare të futbollit, ky është programi për sot

Sot zhvillohen tri nga pesë ndeshjet e xhiros së 15 në elitën kosovare të futbollit.

Vëmendja kryesore do të jetë në mbrëmje, aty ku nga ora 18:00, do të ndeshen Prishtina e Gjilani, përcjell Futbollikosovar.net.

Në “Riza Lushta” takohen fqinjët Trepça’89 e Drenica, kurse në “18 Qershori” të Klinës, nikoqiri Dukagjinit do ta mirëpres Malishevën.

13:00 Trepça’89 – Drenica

13:00 Dukagjini – Malisheva

18:00 Prishtina – Gjilani