Ndodh edhe kjo në Mleqan të Malishevës, vidhen luga të bagerit

Janë vjedhur dy luga të bagerit në fshatin Mleqan të Malishevës.

Këtë e ka konfirmuar ankuesi, mashkull kosovar, që ka njoftuar policinë, përcjell 07 Press.

Më poshtë edhe raporti i plotë:

“Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar policinë se në vend-punishten e tij i janë vjedhur dy korpa (lugë) të bagerit. Policia ka identifikuar dhe arrestuar një mashkull kosovar si i dyshuar për rastin. I njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”.