Në Jarinjë arrestohet një serb i dyshuar për krime ndaj popullatës civile shqiptare në luftën e fundit në Kosovë

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Jarinje, të dyshuar për krime lufte në Kosovë, më konkretisht, në komunën e Vushtrrisë.

Policia përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se i dyshuari serb me inicialet S.N është arrestuar sot.

“I njëjti është ndaluar sot, më 18.11.2023, në Jarinje,pasi dyshohet për veprën penale “Krime lufte kundër popullatës civile” të kryer gjatë viteve 1998-1999 në komunën e Vushtrrisë.” – thuhet në njoftim.

I dyshuari është dërguar për intervistim, ndërsa detaje të tjera nuk dihen.

“Pësoi aksident drita jonë”, daja i 19-vjeçarit që vdiq në aksidentin në Kaçanik përlot me njoftimin