Në këmbë i gjithë stadiumi “Maradona”, Amir Rrahmani shënon në minutën e 96 për fitoren e Napolit

Amir Rrahmani është heroi i Napolit për këtë javë.

Kapiteni i kombëtares shënoi në minutën e 96, për t’ia dhuruar fitoren skuadrës së tij përballë Salernitanës, përcjell 07 Press.

Pikërisht atëherë kur po zhvillohej aksioni i fundit, qendër-mbrojtësi u gjend si është më së miri brenda zonës së rrezikshmërisë, për të dërguar më pas topin në rrjetë e për ta çuar në delir gjithë stadiumin “Diego Armando Maradona”.

Më poshtë edhe goli: