Në këtë ditë ndërrohet ora në Kosovë

Java e fundit e tetorit si gjithmonë sjell edhe ndryshimin e orës në natën mes të shtunës dhe të dielës (28 – 29 tetor) fillon llogaritja dimërore e kohës.

Sipas kësaj llogaritje, ora do të shkojë 60 minuta prapa, njofton 07 Press.

Momenti zyrtar i ndërrimit të orës është pikërisht në orën 03:00, atëherë kur akrepat kalojnë 60 minuta prapa, duke shënuar orën 02:00.

Dy herë në vit orët tona ndryshojnë për një orë dhe njerëzit fitojnë ose humbin një orë gjumë.

Prej vitit 1981 është vendosur ndryshimi i orës, që përfshin të gjithë Evropën, ku në shumë shtete të saj, akrepat e orës lëvizin 60 minuta përpara në të dielen e fundit të marsit dhe 60 minuta prapa në të dielen e fundit të tetorit./07 Press/