Në Lipjan dyshohet se babai vrau të birin, gruan, më pas veten

Tre persona janë gjetur të vdekur në fshatin Rufc të Vjetër të Lipjanit.

Klankosova.tv mëson nga burimet e saja se babai e ka vrarë të birin dhe gruan e tij e më pas edhe veten.

Për vdekjen e tre personave, lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti.

“Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes ku janë hasur tre trupa të pajetë. Vdekja e të cilëve është konstatuar nga ana e ekipit mjekësor”, tha Ahmeti.

E konfirmon policia: Tre të vdekur në Rufc të Lipjanit