Në Mitrovicë të Veriut gjenden mbetjet e tre trupave të zhdukur nga lufta e fundit në Kosovë

Janë gjetur mbetjet e tre trupave të zhdukur nga lufta e fundit në Kosovë.

Këtë e bëri të ditur vetëm para pak çastesh ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Haxhiu përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur për gjetjen e mbetjeve të këtyre tre trupave.

Bëhet e ditur se këto mbetje janë hasur në gërmimet në fshatin Vidimiriq.