Në oborr të shtëpisë, burrit nga Rahoveci ia vjedhin veturën

Një burrë nga Çifllaki i Rahovecit ka raportuar se persona të panjohura ia kanë vjedhur veturën në oborrin e shtëpisë.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës rasti ka ndodhur të premten në mesnatë rreth orës 02:54.

Raporti i plotë:

“Fsh. Çifllak , Rahovec 09.06.2023 – 02:54. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se në oborrin e shtëpisë gjatë natës persona të panjohur ia kishin vjedhur veturën e tij, më targa vendore”.