‘Nëna Sofë’ nga Carrabregu i Deçanit mbush 100 vjet

Sofë Lataj nga fshati Carrabreg i Komunës së Deçanit, e njohur edhe si ‘Nëna Sofë’, ka mbushur sot plot 100 vjet.

Përkundër sfidave që është përballur gjatë gjithë jetës, por edhe mundit të madh, ajo arriti ta festojë ditëlindjen e 100-të me më të dashurit e saj.

Rrudhat e ballit të saj vë në pah sakrificat e nënave shqiptare ndër shekuj, teksa veshja e saj tradicionale tregon krenari.