Nënë e bijë rrahin babain me fëmijë në Fushë Kosovë

Një person bashkë me fëmijën e tij është sulmuar nga një grua në oborrin e një shkolle në Fushë Kosovë.

Sipas policisë, viktima më pas është sulmuar edhe nga nëna e të dyshuarës, ku bëhet se më pas njëra nga to është arrestuar.

“Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit,  e dyshuara është arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh