Nënë e bir ikin nga shtëpia në Pejë, shkak dhuna nga kryefamiljari

Ndihmën e Policisë e kanë kërkuar gjatë ditës së djeshme një grua bashkë me djalin e saj në Pejë, të cilët kanë denoncuar bashkëshortin, respektivisht babanë, për dhunë në familje.

Sinjali mëson se viktimat kanë deklaruar se 41-vjeçari ushtron dhunë psikike dhe fizike ndaj tyre dhe si rrjedhojë janë larguar nga shtëpia.

Si rezultat i denoncimit, i dyshuari është arrestuar dhe është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Me urdhër të prokurorit, ai do të hetohet në liri për veprën penale ‘Dhunë në familje’.