Nënsekretarja amerikane e falënderoi për pritjen të dielën, Osmani: Është ditë pune për ne

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të dielën, ka pritur në takim nënsekretaren amerikane të Shtetit, Elizabeth Allen.

Gjatë shtrëngimit të duarave, nënsekretarja amerikane e falëndëroi presidenten për pritjen në ditë të diele.

Faleminderit për pritjen, veçanërisht të dielën.” – ka thënë Allen.

Ndërsa, Osmani ia ktheu duke thënë se e diela “është ditë pune për ne”.

Osmani me Allen do të nënshkruajnë një marrëveshje mirëkuptimit ndërmjet Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Republikës së Kosovës, kundër manipulimit të informacionit nga shtetet e huaja.

Allen do të takohet edhe me kryeministrin, Albin Kurti.