Nervozohet Bislimi: Kushtetuesja s’është qeveri, ose le të del e të kërkojë vota

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, sot gjatë raportimit në Komisionin për Administratë Publike e Kosovës ka reaguar ashpër pasi që deputetët e opozitës kërkuan çuarjen e Ligjit për Komisionin e Pavarur për Media në Gjykatë Kushtetuese.

Ai tregoi se në zgjedhje, subjektet politike garojnë me programe të ndryshme, ku nëse i fitojnë zgjedhjet pastaj i implementojnë ose i shtyjnë ato, shkruan lajmi.net.

“Me thanë që për mua Ligji është ligj vetëm kur të thotë Gjykata Kushtetuese, është me pretendua që qeveria e vërtetë është Kushtetuesja e jo Qeveria” theksoi ai.

Duke vazhduar akoma rreth kësaj ai vazhdonte të marrë shembuj të ndryshëm për të theksuar atë çka thoshte.

“… nesër vij në orën 8 se gjykata Kushtetuese thotë”, tha ai lidhur me këtë.

Ai më tutje shtoi se Gjykata nuk mund të vendos për gjithçka.

“Në zgjedhjet subjektet garojnë me platformë dhe program dhe pasi ti fitojnë zgjedhjet, partia përmes qeverisë mundohet me i shty ato. Me thanë që për mua Ligji është ligj vetëm kur të thotë Gjykata Kushtetuese, është me pretendua që qeveria e vërtetë është Kushtetuesja e jo Qeveria. Janë role të ndara. S’është qeveri paralele. Nesër keni me përfunduar tu thanë nesër vij në orën 8 se gjykata Kushtetuese thotë. Nuk bën me vesh Kushtetuesen me kompetenca të cilat nuk i takojnë. Sot kushtetuesja po e vendos edhe sa duhet me qenë koeficienti. Nesër thotë jo edhe buxheti duhet me kanë kaq. S’mundet Kushtetuesja me vendos sa është paga e zv.kryeministrit.”, ka thënë ai.

“Duhet me u bo qeveri njëherë, me dalë me kërku vota nihere si gjykatë kushtetuese, tani me thanë unë e vendosi pagën e deputeti, e unë vendosi a ka me i pas KPM 7 apo 11 anëtarë. Qeveria vendos. Kuvendi e voton ose e ndryshon përmes procedurave interne”, shtoi Bislimi.