Faqja jonë përdorë "cookies". Në momentin që pranoni këtë, pajtoheni me kushtet e përdorimit të portalit 07 Press. 

Nesër mot me vranësira – nuk përjashtohen as rrëbeshe shiu

Për të Premten parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, ku pritet kohë pas kohe në intervale të ndryshme kohore të ketë rrebeshe lokale shiu, të shoqëruara me shkarkesa rrufesh dhe breshër.

Disa nga rrufetë pritet të jenë të fuqishme!

Era do të fryjë nga kuadrati i verilindjes, e cila në momente të caktuara pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi prej 20-70 km/h!

Temperaturat minimale do të luhaten prej 12 deri në 14°C, ndërsa ato maksimale prej 20 deri në 24°C./MeteoKosova