Nesër nisin punimet intensive në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë

Nesër pritet të nisin punimet me kapacitete të plota për rregullimin e rrugës magjistrale Prishtinë-Mitrovicë.

Kontrata për këtë rrugë ishte nënshkruar ditë më parë. Qytetarët i gëzohen këtij lajmi, por ka edhe skeptik se punimet do të zvarriten.

Ndonëse në numër jo të madh punëtorët kanë nisur ta përgatisin terrenin për fillimin e punimeve të kësaj rruge, ndërtimi i së cilës kishte nisur në vitin 2009. Ky projekt për rreth 15 vjet u përcoll me probleme të mëdha e nuk arriti të përfundojë.

Megjithatë, nënshkrimi i fundit i një kontrate të re jep shpresë tek ata që e frekuentojnë çdo ditë këtë rrugë.

“Besojmë që kryhet sepse që 14 vjet duke prit u bë shumë…”, tha Shefqet Zeqiri nga Dumnica e Poshtme e Vushtrrisë.

Prej orës 4 deri në 6 gjithmonë është kolonë. Nga Maxhunaj deri në Vushtrri kemi bërë 1 orë  çdo ditë”, tha Tahir Musliu nga Maxhunaj.

Por ka prej banorëve që mendojnë se kjo rrugë do të jetë kështu qysh ka qenë për më shumë se një dekadë.